Vdes ish-senatori amerikan Jim Inhofe

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 20:41
Vdes ish-senatori amerikan Jim Inhofe

Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, një ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, ka vdekur, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përndryshe Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.

Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN.

Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.

Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njiher pë rolin e tij shumë të rëndësishëm.

(Kosova Sot Online)