O’Brien pas takimit me Osmanin: Urgjent riangazhimi në dialog me Serbinë
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien tha se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Kosova të jenë në hap për avancimin e vizionit të përbashkët, pasi e mirëpriti në Washington presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.
O’Brien shkroi se me Osmanin diskutuan edhe për nevojën për “nevojën urgjente” për t’u riangazhuarn në dialogun me Serbinë.
“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu u diskutua nevoja urgjente për t’u riangazhuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në “X”.
Welcomed President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS to Washington. We're proud to support the sovereign, multiethnic, and democratic state of Kosovo. It's critical we stay in step to advance our shared vision. Also discussed the urgent need to recommit to the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/L7ag9Hudk0
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) July 9, 2024
(Kosova Sot Online)