Pejë: Një grua e kishte rrahur para një javë vajzën e saj, arrestohet e dyshuara
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dje në Pejë, pasi dyshohet se para një javë e kishte rrahur vajzën e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 04.06.2024 – 22:30. Është identifikuar dhe më pas arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që javë më parë e kishte rrahur vajzën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim
(Kosova Sot Online)