Osmani me Ramën në Washington “për t’i koordinuar përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO”

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 11:25
Osmani me Ramën në Washington “për t’i koordinuar përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi në Facebook se me Ramën u takua “për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta” që Kosova “t’i bashkohet Shqipërisë” në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani.

(Kosova Sot Online)