Prishtinë: Dy persona vjedhin kabllo elektrike në një lokal, njëri arrestohet e tjetri arratiset

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 11:34
Prishtinë: Dy persona vjedhin kabllo elektrike në një lokal, njëri arrestohet e tjetri arratiset

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal, së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)