Alarm i rremë për bombë në Kumanovë, ishte një çantë e zbrazët
Sot qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr. Ribar”, transmeton 'Kosova Sot Online".
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë konfirmuan se është kontrolluar valixhja dhe se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët.
“Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Ribar” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.
(Kosova Sot Online)