Borell: E ardhmja e sigurisë europiane do të vendoset

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 22:16
Borell: E ardhmja e sigurisë europiane do të vendoset

E ardhmja e sigurisë europiane do të vendoset në Ukrainë, tha sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë samitit të NATO-s në Uashington, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borrell gjithashtu bëri thirrje për bashkimin e forcave në të dy anët e Atlantikut kundër sfidës së paraqitur nga Rusia.

Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron që Rusia të dominojë përsëri fqinjët e saj dhe theksoi se europianët kishin filluar të zhvillonin aftësitë e tyre mbrojtëse.


(Kosova Sot Online)