
Berisha ironizion me plazhet bosh: Plasi turizmi në Shqipëri!

Mediat sociale janë të mbushura me foto të plazheve bosh në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shumëkush pyet me ironi, se ku janë ata miliona turistë që propagandon qeveria e Edi Ramës.
Ndërkohë, edhe kreu i PD, Sali Berisha publikoi një foto nga plazhet bosh në zonën e Spillesë.
‘Spille, plasi turizmi?!’ ironizon ai.
Kujtojmë se tani jemi në kulmin e sezonit, por pamjet që vijnë nga plazhet në vend, por sidomos në jug, janë për të ardhur keq.
Shumë pak njerëz shihen duke frekuentuar brigjet shqiptare këto ditë.
(Kosova Sot Online)