Kurti i hypë kombajnës për ta korrur grurin, Peci ngelet jashtë

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 18:31
Kurti i hypë kombajnës për ta korrur grurin, Peci ngelet jashtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, kanë vizituar sot një fermer në Komunën e Malishevës, të cilit i janë bashkuar në procesin e korrjes së grurit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për ministrin Faton Peci, i cili ka hasur në vështirësi për t’iu bashkuar kryeministrit Albin Kurti në kabinën e kombajnës për korrjen e grurit.

Pasi Kurti është futur brenda kabinës, drejtuesi i kombajnës është futur pas kryeministrit dhe ka mbyllur derën, pa e vërejtur që mbrapa po ngjitej ministri Peci.

Në videon e publikuar, shihet se ministri Faton Peci provon që të trokasë në dritaren kabinës në përpjekje për t’iu bashkuar Kurtit, megjithatë pa sukses.

(Kosova Sot Online)