Xhelal Sveçla lajmërohet nga Italia

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 20:14
Xhelal Sveçla lajmërohet nga Italia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Itali është takuar me zëvëndësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë, Edoardo Rixi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve të shteteve tona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njohja e patentshoferëve, thotë Sveçla do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash.

“Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

(Kosova Sot Online)