Le Pen: Askush nuk e di se kush do të jetë kryeministri

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 22:46
Le Pen: Askush nuk e di se kush do të jetë kryeministri

“Sot u gjendëm në një rrugë pa krye, sepse askush nuk mund ta dijë se kush do të jetë kryeministri, as çfarë lloj politike do të udhëheqë vendi”, u tha gazetarëve sot udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Le Pen dënoi marrëveshjet parazgjedhore që ajo tha se penguan partinë e saj Tubimi Kombëtar (RN) të vinte në pushtet.

“Është vetëm një vonesë”, tha ajo, duke vënë në dukje se Asambleja Kombëtare duhet të pasqyrojë përfaqësimin e të gjithë francezëve.

(Kosova Sot Online)