Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 20:32
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.


(Kosova Sot Online)