Gruaja me kancer kërkon ndihmë: Shëndeti dhe deshira për të jetuar qenka më e fuqishme se krenaria

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 20:46
Gruaja me kancer kërkon ndihmë: Shëndeti dhe deshira për të jetuar qenka më e fuqishme se krenaria

Shahe Lloshi po kërkon ndihmën e qytetarëve për vazhdimin e kimoterapive, e cila po përballet me sëmundjen e kancerit qe sa muaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lloshi përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është hera e dytë që po kërkon ndihmën e qytetarëve, kjo pasi nëse nuk i vazhdon edhe 6 terapi të tjera, sëmundja e saj mund të rikthehet në pikën 0.

Së pari ju kërkoj falje që po ju shqetësoj për herë të dytë, por shëndeti dhe deshira për të jetuar qenka më e fuqishme se krenaria personale. Para më shumë se dy muajve pata apeluar për ndihmë sepse kanceri kishte përparuar shumë. Falë zotit dhe falë juve , pas marrjes së 6 seancave të kimioterapisë, unë ndjehëm pjesërisht më mirë (siq mund të vërehet në foto).

Pasi që rezultati i PET skanimit ka dalë pjesërisht më mirë, dhe pasi që kjo terapi, deri më tani, i është përgjigjur metastazave të mia të shumta, mjeket në Turqi (Onkologet) më kanë rekomanduar që unë të vazhdoj edhe me 6 seanca tjera të kimioterapisë, pasi që ilaçi “Trodelvy” për të arritur efektin e tij të plotë të shërimit ka nevojë për protokol komplet (pra 12 seanca, apo 6 cikle).

Mjekët më kanë thënë, që nëse nuk vazhdoj me terapi, atëherë gjendja ime shëndetësore mund të kthehet në pikën 0, pra aty ku unë isha para dy muajve, apo të përkeqësohet edhe më shumë”.

Njerëz të vullnetit të mirë, për ta ndihmuar Shahen, ajo ka publikuar edhe fotografinë me xhirollogarinë e saj  ku mund ta shihni më poshtë.

“Unë për fat të keq tani gjindem prap në udhëkryq, sepse përkundër ndihmës nga spitali (i cili ma uli çmimin nga 7200 Euro në 6500 Euro – për seancë), unë tani po përballëm prap me probleme financiare (sepse edhe kjo shumë është tepër e madhe për mua).

(Kosova Sot Online)