'Shpërthen' Deliu: Kurti e Peci mashtrojnë edhe në bukë

  • A.P /
  • 11 July 2024 - 13:55
'Shpërthen' Deliu: Kurti e Peci mashtrojnë edhe në bukë

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebook për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ministrin e tij të Bujqësisë, Faton Peci, të cilët me moton “buka e motmotit”, kanë promovuar sukses në korrjen e grurit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deliu ka thënë se po mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve.

“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin.  Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht.  Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, ka shkruar ajo. 

(Kosova Sot Online)