Bëhuni gati: Edhe nesër temperatura të larta

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 23:00
Bëhuni gati: Edhe nesër temperatura të larta

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Disa këshilla si të mbroheni nga nxehtësia:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)