Moti sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

  • E.k /
  • 11 July 2024 - 07:55
Moti sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.

(Kosova Sot Online)