Arrestohen dy të dyshuar, mashtruan një person duke ia shitur lokalin në pronësi të komunës së Istogut

  • E.k /
  • 11 July 2024 - 09:16
Arrestohen dy të dyshuar, mashtruan një person duke ia shitur lokalin në pronësi të komunës së Istogut

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal, që është pronë e komunës së Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokuroria në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se rastin e ka denoncuar viktima.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

(Kosova Sot Online)