![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Sot varroset 26-vjeçari që u vra në Prizreni i cili u therr me thikë
![Sot varroset 26-vjeçari që u vra në Prizreni i cili u therr me thikë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Sot do të varroset 26-vjeçari, Auron Thaqi, i cili u therr me thikë mbrëmjen e 6 korrikut, derisa vdiq në QKUK të nesërmen, transmeton “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e familjes thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Prizren.
“Ndërroi jetë më 07.07.2024, në moshën 26-vjeçar. Varrimi do të bëhet ditën e enjte me namaz të drekës me 11.07.2024, në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur më 6 korrik rreth orës 23:55 në lagjen Bazhderhane në Prizren, ku 26-vjeçari ishte gjetur i shtrirë në tokë. Ai kishte vdekur një ditë më pas në repartin intensive të QKUK’së.
(Kosova Sot Online)