![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Qytetari në Pozheran e dorëzon në Polici çantën që e kishte gjetur, në të kishte 7500 euro
![Qytetari në Pozheran e dorëzon në Polici çantën që e kishte gjetur, në të kishte 7500 euro](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/11/auto_canta-600x3601720685671.jpg)
Policia në Gjilan ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në polici një cantë që e kishte gjetur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.
Ajo i është kthyer pronarit.
Njoftimi i plotë:
Dorëzohet në Polici çanta e gjetur nga qytetari i ndërgjegjshëm
Gjilan, 11 korrik 2024
Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.
(Kosova Sot Online)