Vrasje në tentativë në Mitrovicë

  • E.k /
  • 11 July 2024 - 10:59
Vrasje në tentativë në Mitrovicë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar për lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Mitrovicë / 10.07.2024-23:54. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)