Rama: Sukses i madh, 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar në Prishtinë dhe deri në 5000 kg për hektarë

  • E.k /
  • 11 July 2024 - 13:28
Rama: Sukses i madh, 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar në Prishtinë dhe deri në 5000 kg për hektarë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky vit ka sjellë rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Ramës, do të ketë 60 përqind më shumë sasi të grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5 mijë kilogramë për hectare.

Rama ka thënë se feri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të ketë 5000ton grurë.

Po ashtu, ai tha se këtë vit për herë të parë do të ndajnë makina për mbjellje të grurit.

Postimi i plotë:

Përmirësime të Mëdha në Prodhimin e Grurit në Kryeqytet!

Ky vit ka sjellë një rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet: 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5000 kg për hektar - një sukses i madh për bujqit tanë.

Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 5000ton grurë.

Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit.

Urime dhe suksese të gjithë bujqve tanë!

(Kosova Sot Online)