
Dogana e Kosovës kap 1 kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftim thuhet se është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia
“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës.
(Kosova Sot Online)