
Rohde: Mijëra persona u vranë thjesht sepse ishin myslimanë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar viktimat e gjenocidit, që ndodhi 29 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mijëra persona u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë”.
“Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnjë dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtimi i tyre është një kujtesë për ne”, shkroi Rohde në platformën X.
(Kosova Sot Online)