
Kurti e falënderon Nussbaumer për mbështetjen: Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin zviceran, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti ka shkruar se lidhjet e Kosovës me Zvicrën janë të fuqishme.
Kurti e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme.
Postimi i plotë:
Mirëpritëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Ëermuth dhe Marc Jost.
Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë.
E falënderova shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve tona.
(Kosova Sot Online)