
Tensione gjatë gjykimit ndaj Krivaqës, babai i Marigona Osmanit e quan ‘matrapaz’ avokatin e të akuzuarit

Në seancën e sotme ku është paraqitur Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, ka pasur tensione, përcjell “Kosova Sot Online”.
Babai i të ndjerës, Muhabi Osmani, e ka quajtur avokatin e Krivaqës “matrapaz” dhe më pas është larguar nga salla.
“Çka kam me dëgju këtë matrapaz, hajn, na ka marrë pare, ato pare kanë mi dalë vitra”, tha Muhabi Osmani duke u larguar nga salla.
(Kosova Sot Online)