Deklaratat se Serbia po përgatit sulm, Konjufca: Këto nuk i themi për të shkaktuar frikë, i themi për të kuptuar më mirë të vërtetën

  • E /
  • 11 July 2024 - 15:02
Deklaratat se Serbia po përgatit sulm, Konjufca: Këto nuk i themi për të shkaktuar frikë, i themi për të kuptuar më mirë të vërtetën

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, para dy ditësh bëri një deklaratë e që nxiti reagime në opinion, “Po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar, por me përmasa shumë më të mëdha”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, Konjufca ka siguruar qytetarët e Kosovës që s’kanë nevojë që të shqetësohen meqë institucionet e sigurisë janë të gatshme për t’iu kundërvënë çdo tentative të Serbisë për destabilizim.

Ai tha se këto deklarata i bëjnë për qëllime strategjike që target kanë ndërkombëtarët.

Tutje, Konjufca tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë.

“Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë. Ajo që pikërisht unë e ndava ishte pas dy dite ajo që e tha zoti [Wesley] Clark. Pra nuk janë pa lidhje këto që i themi. Këto nuk i themi për të shkaktuar frikë, i themi për të kuptuar më mirë të vërtetën, por ne nuk ia themi popullit tonë. Nuk jam këtu duke folur për popullin, unë jam duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë sepse këto janë ato që po i zhvillon Serbia”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)