
Meta: Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve për një pjesmarrje masive në protestën që organizon sot opozita në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shqipëria u përket shqiptarëve!”, shkruan Meta në një postim në facebook.
Mesazhi:
Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit!
Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve!
Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas!
Shqipëria u përket shqiptarëve!
Shqipëria u përket të rinjve!
(Kosova Sot Online)