Lajçak shkon në Londër, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 11 July 2024 - 18:00
Lajçak shkon në Londër, kjo është arsyeja

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se gjatë kësaj javë ka zhvillua rnjë vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar prioritetet e qeverisë së re në raport me rajonin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajcak ka thënë se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.

“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim  bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar Lajcak.


(Kosova Sot Online)