
Kastrati: Nuk do të kalojë plani i mbetjeve të ish-sistemeve komuniste

Sot, Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet ka miratuar Ligjin për Komisionin e Pavaruar të Mediave, KPM-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky projektligj është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, tha se Ligjin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Kastrati tha se votimi i këtij ligji është vazhdim i kurtizimit të shoqërisë kosovare pasi i njëjti sipas tij është ” i ndërtuar dhe i brumosur si një komunist”
“Nuk do të kaloj plani i kolonës së pestë – mbetjeve të ish sistemeve komuniste. Do ta dërgojmë në kushtetuese.Votimi i këtij ligji është vazhdim i kurtizimit të shoqërisë kosovare.Kurti i ndërtuar dhe i brumosur si një komunist hodhi edhe një hap drejt forcimit të sistemit të tij autoritar me shpresë të rrënimit të atij demokratik.Të gjithë që mendojnë ndryshe ose duhet ti nënshtrohen kurtizimit ose të sanksionohen” deklaroi Kastrati.
(Kosova Sot Online)