Fushë-Kosovë: Policia arreston një të dyshuar për dhunim

  • E.k /
  • 12 July 2024 - 10:50
 Fushë-Kosovë: Policia arreston një të dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një të dyshuar në Fushë Kosovë për veprën penale “Dhunim”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 të Policisë së Kosovës një grua kishte raportuar se është dhunuar nga i dyshuari, i cili tashmë është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

(Kosova Sot Online)