
Prishtinë: Sulmohet fizikisht një grua, nga disa persona, në shtëpi i vodhën para dhe një umazë

Një grua në Prishtinë është sulmuar nga dy ose tre persona, përcjell “Kosova Sot Online”.
Po ashtu, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë.
Ajo ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 11.07.2024-23:50 Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)