Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë

  • E.k /
  • 12 July 2024 - 11:32
Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë

1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë ka Kosova, sipas regjistrimit të fundit popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Prej tyre, 795 mijë 45 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto të dhëna preliminare i ka prezantuar sot Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë ku po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministra, kryetarë komunash e ambasadorë.

Tri komunat me dendësinë më të madhe të popullsisë janë Fushë Kosova, Mamusha dhe Prishtina.

Numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, derisa numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banor.

(Kosova Sot Online)