
Në Kosovë dominon gjinia mashkullore

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e regjistrimit të popullsië, ekonomive familjare dhe banesave, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë.
Një dominim shumë të vogël e ka gjinia mashkullore në Kosovë sa i përket regjistrimit të Popullsisë
Në vitin 2011, sipas gjinisë, ishin 49.66 për qind femra e 50.34 për qind meshkuj.
Në vitin 2024 janë 49.90 për qind femra e 50.00 meshkuj.
(Kosova Sot Online)