Rreth 6 mijë e 700 është numri i banorëve në katër komunat veriore të vendit
Rreth 6 mijë e 700 është numri i banorëve në katër komunat veriore të vendit, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, transmeton “Kosova Sot Online”.
Sipas të dhënave preliminare që prezantoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës, në Mitrovicë të Veriut janë 2 mijë e 346 banorë, në Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, në Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan 435 banorë.
Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, pati bojkotim në masë të madhe.
(Kosova Sot Online)