Ky është personi që mbeti i lënduar nga plagosja sot

  • A.P /
  • 12 July 2024 - 20:12
Ky është personi që mbeti i lënduar nga plagosja sot

Raportohet se disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Popolan të komunës së Suharekës, ku për pasojë një person mbeti i plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personi që u plagos në këto të shtëna është Milazim Berisha, 54-vjeçar.

Viktima ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit, duke u transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, dhe pas tretmanit mjekësor ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.

(Kosova Sot Online)