Policia jep detaje për plagosjen në Pejë: U gjet i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije

  • E.k /
  • 13 July 2024 - 09:21
Policia jep detaje për plagosjen në Pejë: U gjet i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ka ndodhur dje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa po vazhdon kërkimi i tyre.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)