Policia shpall në kërkim dy të dyshuarit për plagosjen në Pejë

  • E.k /
  • 13 July 2024 - 09:36
Policia shpall në kërkim dy të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve për plagosjen e mbrëmshme në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyshuar janë Adem dhe Besnik Bulliqi nga Peja.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve bashkë me shënimet tjera.

Policia ka njftuar nga qytetarët se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 13 korrik 2024

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janё:

• Adem (Lulzim) BULLIQI i lindur me 18.10.1998 nё Pejë.

• Besnik (Lulzim) BULLIQI i lindur me 31.03.1993 nё Pejë.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

“Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën “ Jeton Dedushaj” nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)