![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Temperaturat e larta në Kosovë, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori
![Temperaturat e larta në Kosovë, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/13/auto_kurti-vitia-600x3601720857155.jpg)
Nga sot e deri më 20 korrik, gratë shtatzëna do të lirohen nga puna, qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ky vendim erdhi në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave.
“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)