Latifi tallet me Sallahum pasi tha se Hajrizi e Mataj janë larguar, s’janë arratisur: Duke bërë përpjekje me u shfajësu, paska sharru

  • E.k /
  • 13 July 2024 - 14:08
Latifi tallet me  Sallahum pasi tha se Hajrizi e Mataj janë larguar, s’janë arratisur: Duke bërë përpjekje me u shfajësu, paska sharru

Profesori, Blerim Latifi, është tallur me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun, pasi tha se Faton Hajrizi e Ujkan Mataj, nuk janë arratisur, por janë larguar nga burgjet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Latifi ka thënë se Sallahu duke bërë përpjekje që të shfajësohet, “paska sharru edhe ma shumë”.

Latifi ka shkruar se arratisja nënkupton ikjen e planifikuar nga një sistem burgjesh me siguri të lartë, ndërsa largimi nënkupton pikërisht të kundërtën.

Postimi i plotë:

"T'burgosurit nuk janë arratisur, por janë larguar". Kështu qenka arsyetu një zv.ministër i drejtësisë. Duke bërë përpjekje me u shfajësu, paska sharru edhe ma shumë.

Pse?

Konceptualisht arratisja nënkupton ikjen e planifikuar nga një sistem burgjesh me siguri të lartë, ndërsa largimi nënkupton pikërisht të kundërtën, pra një sistem burgjesh pa siguri, prej të cilit, në një ditë t'lume, thjesht largohesh.

Arratia është ikje me vrap e frikë nga diçka, ndërsa largimi është zhvendosje prej një vendi në tjetrin, zakonisht në mënyrë të qetë, pa frikë e trazim.

Një frazë e moçme thotë: Sill e biri vetit!

(Kosova Sot Online)