
Donald Trump i ka shpëtuar një tentim atentati ndaj tij

Ish presidenti i SHBA’së, Donald Trump i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati ndaj tij në një tubim zgjedhor në Pensilvania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
The Guardian sjellë një përmbledhje të asaj që është mësuar nga konferenca e policisë:
FBI po e heton rastin si tentim vrasje;
Autoritetet thonë se vrasësi ishte mashkull dhe e kanë identifikuar paraprakisht, por nuk janë të përgatitur për ta publikuar atë informacion;
Policia nuk ka identifikuar një motiv zyrtar;
Dy persona janë plagosur rëndë dhe një është vrarë, që të tre meshkuj;
Policia i ka bërë apel publikut që çdo informacion dhe pamje nga celulari që kanë ta dorëzojnë;
Hetimi pritet të zgjasë me ditë, javë dhe muaj;
Asnjë polic nuk u godit nga të shtënat.
(Kosova Sot Online)