Ky është i dyshuari për sulmin ndaj Trump

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 09:04
Ky është i dyshuari për sulmin ndaj Trump

Është identifikuar një burrë 20-vjeçar nga Pensilvania, Thomas Matthew Crooks, si “subjekt i përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, tha FBI në një deklaratë të dielën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, thuhet në deklaratën e FBI.


(Kosova Sot Online)