Publikohet fotografia e personit që qëlloi ndaj Donald Trump
Është identifikuar edhe njeriu që qëlloi ndaj Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Nju Jork Post, bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.
I riu me origjinë nga Bethel Park, Pensilvani, qëlloi me armë zjarri ndjaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, gjatë një mitingu në Butler, pranë Pittsburgh.
Një nga të shtënat e plagosi në vesh Trumpin.
Burimet zbuluan se Crooks ishte vendosur në çatinë e një fabrike mbi 130 metra larg skenës në terrenin Butler Farm Shoë, para se ai të vritej nga forcat e sigurisë.
(Kosova Sot Online)