Publikohet një video e 20-vjeçarit që tentoi ta vriste ish-presidentin amerikan

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 12:16
Publikohet një video e 20-vjeçarit që tentoi ta vriste ish-presidentin amerikan

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, ishte autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Ai u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet duke shprehur urrejtjen ndaj Trump. Video është publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

Unë jam Thomas Mathew Crroks! I urrej republikanët, e urrej Trumpin”, dëgjohet të thotë ai.

(Kosova Sot Online)