Alarmon Kurti: Po jetojmë në një epokë të rrezikshme

  • A.P /
  • 14 July 2024 - 12:30
Alarmon Kurti: Po jetojmë në një epokë të rrezikshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij në mbledhjen e sotme të partisë duke përmendur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trumpt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot u shokuam nga tentim-vrasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump”, tha Kurti, duke shtuar se “dhuna politike është e papranueshme”.

Kurti tha se “qartazi jetojmë në një epokë e cila nuk është veçse e vështirë, por edhe e rrezikshme”.

“Demokracia dhe siguria dhe stabiliteti në SHBA janë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, e veçanërisht në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)