Policia del me njoftim

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 14:02
Policia del me njoftim

Në këto ditë të nxehta të verës ku temperaturat kanë kaluar mbi 35 Gradë Celsius, Policia rajonale e Ferizajt ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e kësaj komune. Me këtë rast, policia është koordinuar edhe me institucionet tjera lokale dhe agjencitë përkatëse kundër zjarreve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon tek qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet”, thuhet në njoftim.

Policia, sipas të njëjtit njoftim, do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarrëvënie. “Do të ndjekim penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe fton qytetarët që nëse kanë informacione rreth atyre personave që me dashje shkaktojnë zajrrëvënie të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë.

(Kosova Sot Online)