Piu fotoksinë, vdes 59-vjeçari nga fshati Dushk

  • E.k /
  • 15 July 2024 - 14:29
Piu fotoksinë, vdes 59-vjeçari nga fshati Dushk

Një 59-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes, ka konsumuar fotoksinë, ku ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 59-vjeçari ka humbur jetën.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)