Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 16:22
Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një njoftimi të dërguar për media, Osmani bën me dije se me diplomatin britanik të akredituar në Kosovë kanë diskutuar rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Po ashtu shefja e shtetit ka njofuar se është ajo që do ta përfaqësojë atje Kosovën.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar” thuhet në njoftim

“Presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian”, shton më tutje Presidenca.

Më tej thuhet se “Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema”.

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë.

Blenheim, ndër të tjera është vendlindja e liderit të kohës së luftës të Britanisë, Ëinston Churchill’it.

Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet aty më 18 Korrik,  është një iniciativë franceze që synon të bashkojë Bashkimin Evropian me vendet joanëtare të BE-së, duke përfshirë Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Shqipërinë,  si dhe aleatët kryesorë të NATO-s Britaninë, Norvegjinë.

Cështje e pjesëmarrjes në samite ka qenë objekt mosmarrëveshjes mes Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.

Ditë më parë shefja e shtetit duke folur rreth kësaj cështje ka thënë se është normale që ftesat për ngjarje të tilla t’i shkojnë asaj.

“Në Kushtetuën e Republikës së Kosovës institucioni i presidentit udhëheq politikën e jatshme. Pra është gjëja më normale që ftesat për në Uashington, për në Nju Jork, për në samitin e ‘Europian Political Community’, ku unë do të udhëtoj pas pak ditësh, në samitin EU Ëestern Balkans, në samitin e Paqes për Ukrainën, ku isha, të jenë për presidenten sepse ky është zbatim i kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe kështu ka qenë gjithnjë edhe me presidetët paraardhës, të cilët e kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në aspektin ndërkombëtar” ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)