A po planifikon Scholz ta vizitojë Serbinë?

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 19:00
A po planifikon Scholz ta vizitojë Serbinë?

Michael Martens, gazetari i të përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz mund ta vizitojë shumë shpejt Serbinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Martens shkroi se çështja për të cilën Scholz mund të shkojë në Serbi është litiumi.

“Disa burime në Berlin konfirmojnë se ka plane konkrete (por ende jo përfundimtare) për një vizitë të afërt të kancelarit Scholz në Serbi, me kusht që çështjet e hapura gjyqësore të zgjidhen ose të jenë në prag të zgjidhjes”, shkroi Martens në “X”, duke shtuar se temë do të jetë litiumi për industrinë gjermane.

Serbia po përgatitet që t’ia japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin.

(Kosova Sot Online)