Berisha: Zoti e pa Presidentin Trump!

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 20:12
Berisha: Zoti e pa Presidentin Trump!

Një tjetër video amatore në mediat dhe rrjetet sociale amerikane, tregon se atentatori 20-vjeçar i Donald Trump pati kohë të mjaftueshme për t’u ngjitur në tarracën e ndërtesës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë video të filmuar nga qytetarët që ishin në tubimin elektoral të Donald Trump, shihet autori që ngjitet në tarracë. Gjatë kësaj kohe, nuk pati asnjë reagim nga forcat e policisë dhe agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan.

Videoja u publikua edhe nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Të gjithë e panë vrasësin, por Zoti e pa Presidentin Trump!” shkruan ai.

Pikëpyetjet e ngritura janë përse u lejua atentatori të ngjitej mbi tarracë dhe nuk pati reagim?

Analistët dhe ekspertët amerikanë të sigurisë kanë ngritur shqetësimin se u neglizhua siguria.

Në këtë video të re, dëgjohen edhe qytetarët që bërtasin dhe kërkojnë policinë.

(Kosova Sot Online)