Deçan: Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, Policia arreston një burrë
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE – Deçan / 15.07.2024 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)